Tripunovski: Çdo kush që vepron në kundërshtim me ligjet dhe i keqpërdor institucionet për interesa personale duhet të mbajë përgjegjësi

Tripunovski: Çdo kush që vepron në kundërshtim me ligjet dhe i keqpërdor institucionet për interesa personale duhet të mbajë përgjegjësi

“Qëndrimi im është i qartë dhe i pandryshueshëm çdo kush që vepron në kundërshtim me ligjet dhe i keqpërdor institucionet për interesa personale duhet të mbajë përgjegjësi. Qeveria ka një qasje të paanshme”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Rosomani.

Ministri theksoi se si përbërje qeveritare mbeten fuqimisht të përkushtuar ndaj politikës së tolerancës zero ndaj korrupsionit, veçanërisht në menaxhimin e institucioneve.

“Duhet të rikujtojmë se ndryshe nga një periudhë e mëparshme, në kohën e LSDM-së dhe BDI-së, ku mbroheshin funksionarë që kishin kryer keqpërdorime, këtë herë nuk është kështu”, theksoi ministri.

“I inkurajoj të gjithë fermerët dhe qytetarët, nëse kanë njohuri për keqpërdorime, manipulime apo çfarëdo veprimi të paligjshëm, t’i raportojnë menjëherë”, porositi ai.

Ministri Tripunovski pret që institucionet kompetente ta hetojnë rastin deri në fund.

Accessibility Menu