Në kuadër të fushatës „Zëri që dëgjojmë – më e mira e Maqedonisë“, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vizitoi komunën e Negotinës, ku realizoi takim me bujqit dhe vreshtarët e këtij rajoni.
“Komuna e Negotinës, së bashku me Demir Kapi, ka mbi 3.850 ferma të regjistruara në Regjistër dhe disponon me më shumë se 8.000 hektarë tokë bujqësore të punueshme. Pjesa më e madhe e prodhimit është e orientuar drejt vreshtarisë, për çka ky rajon është i njohur”, theksoi ministri.
Ministri Tripunovski shtoi se qëllimi i vizitës është komunikimi i drejtpërdrejtë me bujqit, si dhe prezantimi i politikave aktuale të Ministrisë.
Ai theksoi se takime të tilla janë kyçe për krijimin e politikave të ardhshme në sektorin agro.
“E dini se ndodhemi në rajonin e Tikveshit, një rajon i njohur për cilësinë e rrushit maqedonas. Rajon ku prodhohet verë cilësore maqedonase, e cila kërkohet edhe jashtë kufijve tanë”, sqaroi ministri.
Ministri Tripunovski theksoi se viti i kaluar ishte i suksesshëm, me një vjelje prej mbi 120 milionë kilogramë rrush maqedonas. Ai pret që ky vit të jetë edhe më i suksesshëm, pasi po punohet në sistemet e ujitjes për të siguruar furnizim të rregullt me ujë dhe për të vënë sistemet në funksion të plotë.
“Ne si Ministri vazhdojmë të punojmë me përkushtim”, shtoi ai.