Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot mbajti një tribunë në komunën e Kërçovës, në një sallë të mbushur me fermerë.
Në tribunë u diskutua për aktivitetet e deritanishme të Ministrisë, si dhe për masat dhe politikat aktuale dhe të ardhshme në sektorin e bujqësisë. Theks i veçantë iu kushtua komunikimit të drejtpërdrejtë me fermerët, me qëllim krijimin e politikave që do t’u përgjigjen nevojave të tyre reale.
“Ndodhemi në një rajon bujqësor ku në regjistrin tonë janë të evidentuara rreth 1.500 ekonomi bujqësore. Përfaqësimi më i madh është në fushën e bletarisë, blegtorisë dhe kulturave bujqësore,” theksoi ministri Tripunovski.
“Ne në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me këto aktivitete edhe në pjesë të tjera të vendit tonë, me qëllim që të përfshijmë çdo qytetar, çdo fermer, çdo komunë rurale dhe të diskutojmë për temat aktuale në fushën e bujqësisë,” shtoi ministri.
Ai theksoi se një nga qëllimet kryesore të këtyre tribunave është shkëmbimi i diskutimeve me fermerët, lidhur me drejtimin në të cilin duhet të zhvillohen politikat e Ministrisë dhe të Qeverisë në tërësi.