Mbrojtja e sinjalizuesve

Sipas Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 196/16), sinjalizuesi bën raportim të mbrojtur në institucionin ku ka dyshime ose dijeni se është kryer, po kryhet ose do të kryhet një vepër penale, ose veprim tjetër i paligjshëm apo i palejueshëm që dëmton ose kërcënon interesin publik. Sinjalizuesi bën raportim të mbrojtur të brendshëm gojarisht në procesverbal ose me shkrim te një person i autorizuar nga drejtuesi i institucionit (person i autorizuar për pranimin e raportimeve nga sinjalizuesit).

 

Sipas Rregullores për raportimin e mbrojtur të brendshëm në institucionet e sektorit publik ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 46/16) dhe Vendimit nr. 04-2770/1 të datës 18.2.2022 në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, personi i autorizuar për pranimin e raportimeve të dorëzuara për shkak të raportimit të mbrojtur të brendshëm është caktuar:

 

Zharko Dimitrievski, Shef në Sektorin e Blegtorisë E-mail: zarko.dimitrievski@mzsv.gov.mk Tel. për kontakt: 070 409 846 Rr. "Aminta Treti" nr. 2, 100 Shkup, nr. i zyrës 109

 

  1. Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 196 e vitit 2016)

  2. Rregullorja për raportimin e mbrojtur të brendshëm në institucionet e sektorit publik ("Gazeta Zyrtare e RM" nr. 46 e vitit 2016)

  3. Procedurat e brendshme për pranimin e raportimeve nga sinjalizuesit për shkak të raportimit të mbrojtur në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Accessibility Menu