Tripunovski: Vazhdon procesi i shfrytëzimit të mjeteve nga programi IPARD

Tripunovski: Vazhdon procesi i shfrytëzimit të mjeteve nga programi IPARD

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, informoi se nga Brukseli ka arritur njoftim për vazhdimin e procesit të shfrytëzimit të mjeteve nga programi IPARD.

“Gjatë ditës së djeshme morëm njoftim zyrtar nga Brukseli se vazhdon procesi i shfrytëzimit të mjeteve nga programi IPARD, përkatësisht do të vazhdojë pagesa e të gjitha kësteve (kuartaleve) që janë maturuar, ndërsa në periudhën në vijim do të ketë edhe thirrje të reja”, deklaroi ministri Tripunovski.

Ai theksoi se nuk ka vend për shqetësim tek përfituesit e këtyre mjeteve.

“Kjo do të thotë se fermerët nuk duhet të jenë të shqetësuar. Ne kemi bërë gjithçka që është në kuadër të mundësive tona si shtet për të vazhduar këtë proces, me qëllim modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë në vend”, sqaroi ministri Tripunovski.

Accessibility Menu