Është realizuar pagesa në vlerë prej 2.028.714.243 denarësh për 15.144 duhanprodhues, si pagesë direkte për duhanin e prodhuar dhe të shitur nga rekolta e vitit 2025.
Kjo pagesë rekord paraqet një mbështetje të fuqishme dhe një vlerësim të punës së duhanprodhuesve.
Duhani mbetet një nga kulturat strategjike bujqësore në vend, me rol të rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë.
Ministria do të vazhdojë me krijimin dhe zbatimin e masave që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm në bujqësi.