Tripunovski nga Delçeva: Vazhdojmë me fushatën që kemi nisur, me qëllim të jemi në komunikim të vazhdueshëm me fermerët

Tripunovski nga Delçeva: Vazhdojmë me fushatën që kemi nisur, me qëllim të jemi në komunikim të vazhdueshëm me fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot zhvilloi takim me fermerët në komunën e Delçevës, në kuadër të fushatës “Zëri që e dëgjojmë-më e mira e Maqedonisë”.

“Sot jemi sërish në terren, këtu në Delçevë, në takim me fermerët. Vazhdojmë me fushatën që kemi nisur si ministri përkatëse, me qëllim që të jemi në komunikim të vazhdueshëm me fermerët. Kjo tribunë ka për qëllim të prezantojmë rezultatet e deritanishme, aktivitetet aktuale të Ministrisë, por edhe të dëgjojmë zërin e fermerëve nga kjo komunë”, theksoi ministri.

Ai shtoi se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në pjesë të tjera të vendit.

“Kjo fushatë ka rëndësi të veçantë për ne si institucion, sepse përmes komunikimit të drejtpërdrejtë mund të krijojmë politika të drejta dhe transparente, të cilat janë në interes të bujqësisë së vendit”, sqaroi ministri Tripunovski.

Accessibility Menu