Tripunovski: U rindërtua ferma e blegtorit Nikolla pas përmbytjeve

Tripunovski: U rindërtua ferma e blegtorit Nikolla pas përmbytjeve

Sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, vizitoi blegtorin Nikolla Kolev, i cili në fund të janarit pësoi dëme nga përmbytjet që përfshinë fermën e tij, ku u dëmtuan si objektet ashtu edhe fondi blegtoral.

Gjatë vizitës së sotme, ministri i uroi blegtorit Nikolla ta gëzojë me shëndet objektin e ri të ndërtuar, si dhe fondin blegtoral që e fitoi falë solidaritetit të blegtorëve nga e gjithë vendi.

“Objekti është ndërtuar me ndihmën e kompanive me përgjegjësi shoqërore nga kjo zonë dhe më gjerë, ndërsa natyrisht ka ndihmuar edhe pushteti lokal me mekanizëm për pastrimin e shtretërve të lumenjve”, theksoi ministri Tripunovski.

“Nikolla tani ka kushte që sërish të punojë dhe të prodhojë”, shtoi ministri.

Accessibility Menu