Sekretari shtetëror Serafimovski realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në vendin tonë, Sh.S. Iveta Hricova

Sekretari shtetëror Serafimovski realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në vendin tonë, Sh.S. Iveta Hricova

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në vendin tonë, Sh.S. Iveta Hricova, në të cilin u diskutua për realizimin konkret të aktiviteteve që dalin nga Protokolli i bashkëpunimit i nënshkruar në mbledhjen e parë të Komitetit të Përbashkët për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovakisë.

Fokusi i takimit ishte vendosur në avancimin e bashkëpunimit në bujqësi, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe promovimin e përbashkët të produkteve bujqësore.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, me qëllim thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe realizimin e aktiviteteve konkrete në të ardhmen e afërt.

Accessibility Menu