Tripunovski: Kavadarci është një nga qendrat më të rëndësishme të agrosektorit në vend, me 7.000 hektarë nën vreshta

Tripunovski: Kavadarci është një nga qendrat më të rëndësishme të agrosektorit në vend, me 7.000 hektarë nën vreshta

“Sot vazhdon fushata “Zëri që e dëgjojmë – më e mira e Maqedonisë” në komunën e Kavadarcit, një nga qendrat më të rëndësishme të agrosektorit në vend,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Sipas të dhënave të Ministrisë, në komunën e Kavadarcit ka mbi 6.000 ekonomi bujqësore të regjistruara. Shteti ka lidhur mbi 1.500 kontrata për më shumë se 5.000 hektarë tokë bujqësore në pronësi shtetërore,” theksoi ministri.

Ai shtoi se në nivel komune ka mbi 7.000 hektarë sipërfaqe të mbjella me vreshta.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për komunë të madhe apo të vogël, qëllimi i fushatës është të vizitohen të gjitha rajonet e vendit për të diskutuar për të gjitha aktivitetet e deritanishme dhe ato aktuale. Një nga qëllimet më të rëndësishme të kësaj fushate është të dëgjojmë fermerët, për të përcaktuar drejtimin në të cilin duhet të zhvillohet bujqësia e vendit,” theksoi ministri Tripunovski.

Accessibility Menu