Tripunovski: Deri më tani janë grumbulluar rreth 30.000 ton lakër e re

Tripunovski: Deri më tani janë grumbulluar rreth 30.000 ton lakër e re

“Grumbullimi i lakrës së re po zhvillohet pa pengesa dhe në përputhje me dinamikën e paraparë dhe ecurinë e mbledhjes”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga rajoni i Strumicës.

“Nga fillimi i vitit deri dje janë grumbulluar rreth 35 milionë kilogramë lakër. Por nëse flasim vetëm për lakrën pranverore, të re nga kjo rekolltë, nga fundi i muajit shkurt deri dje janë grumbulluar rreth 30.000 tonë”, sqaroi ministri.

Ai theksoi se çmimi i grumbullimit është i kënaqshëm për bujqit, ndërsa paralajmëroi se Inspektorati do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes procesin, me qëllim që të sigurohet një grumbullim i drejtë dhe pa pengesa.

Accessibility Menu