Tripunovski: Nuk ndjej përgjegjësi dhe nuk do të jap dorëheqje, përpjekjet e opozitës për të më përfshirë në një rast kriminal janë të zbehta

Tripunovski: Nuk ndjej përgjegjësi dhe nuk do të jap dorëheqje, përpjekjet e opozitës për të më përfshirë në një rast kriminal janë të zbehta

„Përgjegjësi në këtë moment duhet të japë ai që është kapur në flagrancë për keqpërdorim dhe shkelje të ligjeve. Mendoj se hetimi do të zhvillohet deri në fund, dhe apeloj që të shkojë deri në fund dhe të gjithë ata që janë eventualisht të përfshirë në tërë rastin të japin llogari. Vetëm në këtë mënyrë do të ndalojmë tendencat negative, shkeljen e ligjeve dhe sjelljet devijante“, tha ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Cvetan Tripunovski, në një intervistë për edicionin informativ të televizionit Kanal 5.

 

„Unë si ministër resor do të vazhdoj të luftoj që raste të tilla të sanksionohen plotësisht, vetëm kështu do të mund të ndërtojmë atë që vazhdimisht e them, besimin në institucione, që në të kaluarën mungonte“, shtoi ai.

 

Tripunovski theksoi se Qeveria po zhvillon një luftë joselektive kundër krimit, duke theksuar se pavarësisht përkatësisë politike, çdo kush që kryen keqpërdorim duhet të përgjigjet në mënyrë adekuate.

 

„Nga ky rast shihet se si një Qeveri serioze, pavarësisht përkatësisë partiake, nëse dikush është funksionar aktual apo i mëparshëm, ne luftojmë pa asnjë kompromis. Ky është një qasje serioze e një Qeverie serioze, që në të kaluarën nuk ishte kështu“, deklaroi ai.

 

Ministri Tripunovski u bëri apel çdo qytetari që mund të ketë informacione për ndonjë rast tjetër, të sinjalizojë, në mënyrë që siç tha ai, të veprohet menjëherë dhe të sanksionohet.

 

Tripunovski i hodhi poshtë akuzat e opozitës dhe theksoi se Agjencia e Pagesave është organ i ndarë nga ministria, duke shtuar se përpjekjet e LSDM-së për ta përfshirë atë në këtë rast janë të zbehta.

 

„Agjencia e Pagesave është një organ i veçantë që i përgjigjet Qeverisë. Këtu e eliminoj çdo lidhje mes Agjencisë së Pagesave dhe Ministrisë. Ju e dini se Agjencia e Pagesave punon sipas masave të akredituara, sipas udhëzimeve nga Brukseli, sipas procedurave, e udhëhequr nga një drejtor me ekipin e tij menaxherial. Prandaj të gjitha proceset brenda Agjencisë së Pagesave drejtohen nga vetë agjencia, dhe këtu zbehen sulmet e opozitës për ta lidhur ministrinë me Agjencinë. Ajo që po bëjnë është më shumë për pikë politike dhe dukshmëri në opinion“, sqaroi ai.

Accessibility Menu