Tripunovski nga terreni: Kombinati i Duhanit Prilep nga nesër fillon me grumbullimin e duhanit, prodhimi 2025

Tripunovski nga terreni: Kombinati i Duhanit Prilep nga nesër fillon me grumbullimin e duhanit, prodhimi 2025

Sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, realizoi takim me drejtorin e Kombinatit të Duhanit Prilep, Aleksandar Aleksovski, ku u diskutua për fillimin e grumbullimit të duhanit nga prodhimi i vitit 2025.

“E dini se jemi në fillim të sezonit të grumbullimit të duhanit të prodhimit 2025. Sipas procedurave, mostrat gjatë ditës së sotme do të merren, që do të thotë se nga nesër mund të fillojë grumbullimi i duhanit”, theksoi ministri Tripunovski nga Prilepi.

Sipas informacioneve të marra nga drejtori i Kombinatit të Duhanit, në të gjitha pikat e paraqitura, gjatë ditës së nesërme do të nisë grumbullimi i duhanit dhe do të vazhdojë sipas afateve ligjore.

Ministri Tripunovski theksoi se këtë vit kemi duhan me cilësi të shkëlqyer, me çka vazhdohet tradita e prodhimit cilësor.

“Vitin e kaluar, siç e dini, arritëm sukses të madh, kemi rreth 11% më shumë sipërfaqe të deklaruara nga ekonomitë bujqësore që merren me kultivimin e duhanit. Kjo do të thotë se tashmë po e kthejmë këtë produkt strategjik në piedestal”, sqaroi ministri.

Ai gjithashtu theksoi se Ministria mbetet e përkushtuar dhe do ta ndjekë të gjithë procesin e grumbullimit të duhanit përmes Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, i cili është kompetent për grumbullimin e produkteve bujqësore.

Ministri Tripunovski shpreson që këtë vit sezoni i grumbullimit të duhanit të jetë edhe më i suksesshëm.

Accessibility Menu