Provimi për distributor dhe këshilltar nga fusha e fitofarmacisë do të mbahet më 16 mars 2026.
Drejtoria Fitosanitare pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë dorëzuar kërkesë për dhënien e provimit për distributor dhe këshilltar nga fusha e fitofarmacisë dhe që kanë ndjekur trajnim ose kanë përfunduar drejtimin Mbrojtje e Bimëve, se provimi do të mbahet më datë 16.03.2026 (e hënë), me fillim në ora 09:00, në hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Shkup (salla e madhe).
Të gjithë kandidatët janë të obliguar të kenë me vete dokument për identifikim personal.
Drejtoria Fitosanitare