Hoxha: Mbështetje për fermat familjare dhe zhvillimin e prodhimit cilësor vendor në zonat malore

Hoxha: Mbështetje për fermat familjare dhe zhvillimin e prodhimit cilësor vendor në zonat malore

Zëvendësministri Albrim Hoxha sot vizitoi fermën e familjes Arifi në malësinë e Tetovës, në Shipkovicë. Mali Sharr ofron kushte të shkëlqyera për zhvillimin e blegtorisë dhe prodhimit cilësor vendor.

Kjo fermë është shembull i punës së ndershme dhe përkushtimit në kushte malore, ku çdo ditë kërkon angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm. 
Fermat familjare janë shtyllë e zhvillimit rural dhe e ekonomisë lokale, ndërsa mbështetja për to është investim i drejtpërdrejtë në jetën e fshatit.

Aktive është thirrja për Mbështetje për ruajtjen e zonave rurale dhe karakteristikave të tyre tradicionale. Parashihet kompensim prej 100% të pagës mesatare neto në Republika e Maqedonisë së Veriut për fermat mbi 700 metra lartësi mbidetare, ndërsa 60% për ato nën 700 metra, si mbështetje për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive.

Accessibility Menu