Ftesë për debat publik për Propozimligjin për rregullimin e tregjeve të produkteve bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në debatin publik për Propozimligjin për rregullimin e tregjeve të produkteve bujqësore.

Debati publik do të mbahet më 25 shtator 2026 (e premte), me fillim në ora 11:00, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, rr. „Leninova“ nr. 2, Shkup – Salla e Madhe.

Qëllimi i debatit publik është prezantimi i zgjidhjeve të propozuara ligjore dhe mundësimi i një diskutimi të hapur me prodhuesit bujqësorë, kooperativat bujqësore, shoqatat, asociacionet dhe organizatat e tjera, blerësit, përpunuesit, tregtarët, odat ekonomike, komunitetin shkencor dhe profesional, institucionet dhe palët e tjera të interesuara.

Të gjitha palët e interesuara do të kenë mundësi që gjatë debatit publik të paraqesin mendimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre lidhur me zgjidhjet e propozuara ligjore.

Propozimligji dhe dokumentet shoqëruese janë të disponueshme në ENER:

https://ener.gov.mk/default.aspx?item=pub_regulation&itemid=123627&subitem=view_reg_detail

Accessibility Menu