Më 2 nëntor do të mbahet ngjarja „Shijoje Traditën përmes ushqimit të shëndetshëm të shtëpisë“ me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Më 2 nëntor, në orën 11:00, në Parkun „Avionçe“ – Novo Lisiçe, komuna Aerodrom, do të mbahet ngjarja „Shijoje Traditën përmes ushqimit të shëndetshëm të shtëpisë“, ku do të marrin pjesë mbi 300 ekspozues dhe mbi 50 shoqata, federata, bujq individualë, të cilët do të promovojnë produktet e tyre vendore.

Me këtë manifestim do të promovohen produktet tona vendore dhe tradicionale. Përmes masave në programet e saj, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ndihmon bujqit të prodhojnë më shumë ushqim në Maqedoni, duke ulur importet dhe duke punuar njëkohësisht për të bërë një markë të njohur në botë.

Për ngjarje të tilla, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka ndarë 56 kontrata për mbështetjen e manifestimeve lokale/panaireve me një vlerë mbi 6 milionë denarë. Pikërisht përmes ngjarjeve të tilla promovohen produktet maqedonase, turizmi rural dhe ruajtja e vlerave tradicionale.

Ky manifestim është një dëshmi se bashkëpunimi mes Ministrisë dhe bujqve mund të arrijë qëllimin e dëshiruar, e që është promovimi i ushqimit tonë vendor.

„Shijoje Traditën përmes ushqimit të shëndetshëm të shtëpisë“ është sinonim i bashkëpunimit të suksesshëm mes bujqve dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Këtë ngjarje e organizon shoqata „Vinotek“ me mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ndihmës të ngjarjes janë edhe Organizata e ushqimit dhe bujqësisë së OKB-së – FAO, Grupi i përhershëm i punës për zhvillimin rural rajonal – SWG RRD, Programi Zviceran për Rritjen e Punësimit në Treg – IME dhe Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim të Gjermanisë (BMZ), implementuar nga Shoqata Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) dhe projekti për mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në Evropën Juglindore.

 

 

Dokumente për tu shkarkuar:

Accessibility Menu