Me modernizimin e mekanizimit, bujqësia në Maqedoni mund të përparojë. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes masave të Programit për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural u del në ndihmë bujqve për të rinovuar mekanizimin e tyre.
Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka shpallur Thirrjen Publike 5/2024 për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për Mbështetje Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2024.
Thirrja publike i referohet masës 121, për dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e kombajnëve të veçantë për korrjen e orizit me prerëse dhe/ose tharëse të lëvizshme për oriz.
Vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për përdorues është 600,000 denarë.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 14.11.2024.
Të drejtë për shfrytëzimin e mjeteve kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikuesit janë kapaciteti minimal prodhues mbi 1 ha sipërfaqe me oriz.