Sot u shënua fillimi i projektit “Përmirësimi i vetëorganizimit të fermerëve në krijimin dhe menaxhimin e sistemeve të vogla të ujitjes”, i cili realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian në kuadër të programit IPA 2021, me një buxhet total prej 570.000 euro.
Qëllimi i projektit është të forcohen kapacitetet e grupeve të fermerëve dhe shoqatave bujqësore në vend për përdorim dhe menaxhim të qëndrueshëm të sistemeve të vogla të ujitjes.
“Falënderim për Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në reformat dhe modernizimin e sektorit bujqësor, veçanërisht në fushat që janë me rëndësi jetike si menaxhimi i burimeve ujore dhe sistemet e ujitjes”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Ministri theksoi: “Vazhdojmë me përkushtim të punojmë për krijimin e kushteve më të mira për fermerët në vend.”