Sekretari shtetëror i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Japan International Cooperation Agency (JICA).
Në takim morën pjesë përfaqësues nga zyra rajonale e JICA-s për Ballkanin në Beograd, si dhe përfaqësues nga zyra e JICA-s në Maqedoninë e Veriut. U diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe aftësimit të kuadrove përmes programeve të specializuara të trajnimit për ndryshimet klimatike.
Theks i veçantë iu kushtua forcimit të kapaciteteve institucionale, shkëmbimit të ekspertizës dhe zbatimit të praktikave bashkëkohore për përshtatjen e bujqësisë ndaj sfidave klimatike.
Bashkëpunimi me JICA përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të njohurive dhe aftësive të shërbimeve profesionale, me qëllim përballimin më efikas të ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.