Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, vizitoi sot Adili Farm, ku po zhvillohet një iniciativë moderne në kultivimin e kërpudhave morel.
Në 14 sera, me rreth 16,000 qese substrati dhe sistem ujitjeje nga lart në formë shiu, kjo fermë tashmë ndodhet në fazën e vjeljes. Kërpudhat morel janë ndër më të kërkuarat në gastronomi, të njohura për vlerat e tyre ushqyese dhe çmimin e lartë në treg.
Zëvendësministri përgëzoi Omerin për angazhimin dhe drejtimin e suksesshëm të kësaj iniciative, duke e cilësuar atë si një shembull të qartë të risive që po sjellin të rinjtë në bujqësi.
Angazhohemi të mbështesim iniciativa të reja si kjo, që sjellin vlerë të shtuar dhe zhvillim në sektorin bujqësor.