Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, zhvilloi takim pune me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Kullosa, Bashkim Hasani.
Gjatë takimit u theksua progresi i arritur në menaxhimin dhe konsolidimin e Ndërmarrjes Publike për Kullosa, duke e pozicionuar atë si një faktor të rëndësishëm në mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e bujqësisë.
Në këtë drejtim, u diskutuan mundësitë për rritjen e kapaciteteve të ndërmarrjes dhe përfshirjen më aktive në politikat dhe programet për zhvillim rural, me qëllim shfrytëzimin sa më efikas të resurseve dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj përdoruesve.
Mbështetja jonë vazhdon për forcimin e rolit të ndërmarrjes në zhvillimin e sektorit bujqësor.