Hoxha: Po ndërtojmë sisteme funksionale për ujitjen e tokave bujqësore

Hoxha: Po ndërtojmë sisteme funksionale për ujitjen e tokave bujqësore

Zëvendësministri Albrim Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ishin në terren për të inspektuar projektin për ndërtimin, rikonstruksionin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes Shishovë–Gërçec–Krushopek.

Ky sistem mbulon një sipërfaqe prej 125 hektarësh tokë bujqësore dhe është projektuar për t’u mundësuar fermerëve të kësaj zone shfrytëzim më efikas të ujit nga lumi Treska.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vazhdon angazhimin e saj për përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve.

Accessibility Menu