U mbajt me sukses takimi i 10-të i Rrjetit Kombëtar për Menaxhimin e Zjarreve në nivel peizazhi

U mbajt me sukses takimi i 10-të i Rrjetit Kombëtar për Menaxhimin e Zjarreve në nivel peizazhi
Më 6 prill 2026 u mbajt punëtoria e 10-të, njëkohësisht edhe Takimi i Rrjetit Kombëtar për Menaxhimin e Zjarreve në nivel peizazhi, një ngjarje që shënon një hap të rëndësishëm përpara në reformimin e sistemit të menaxhimit të zjarreve në këtë nivel. Ngjarja u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si bartëse e këtij procesi, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Monitorimin e Zjarreve Pyjore (RMFC).
 
Në një atmosferë tejet konstruktive dhe pune, më shumë se 20 institucione, organe qeveritare, agjenci dhe ndërmarrje publike, anëtare aktive të rrjetit, nisën procesin e hartimit të dokumentit: “Udhëzime për hartimin e politikave në menaxhimin e zjarreve në nivel peizazhi në Maqedoni”.
 
Qasje e integruar dhe bashkëpunim ndërsektorial:
Korniza e punëtorisë u bazua në qasje bashkëkohore që nënkuptojnë model shumësektorial dhe pjesëmarrës. Pjesëmarrësit punuan në përcaktimin e rekomandimeve konkrete përmes katër fazave kyçe të menaxhimit:
• Parandalimi
• Gatishmëria
• Supresioni (shuarja e zjarreve)
• Menaxhimi pas zjarrit
 
Dimension analitik për zgjidhje afatgjata:
Diskutimet u fokusuan në tri dimensione thelbësore: korniza strategjike dhe normative, organizimi institucional dhe mekanizmat e bashkëpunimit me palët e interesuara, përfshirë komunitetet lokale dhe sektorin civil.
 
Qëllimi i këtij procesi është të sigurojë një bazë të fortë analitike për hartimin e të ashtuquajturit “Meta policy brief” – një dokument i vetëm me rekomandime prioritare për përmirësimin e politikave publike në fushën e zjarreve në hapësira të hapura.
 
Ngjarjen e hapën Jordan Zdravkovski (udhëheqës i sektorit për pylltari dhe gjueti), Bojan Mihajlovski (bashkëpunëtor kombëtar në Programin për menaxhimin e zjarreve në nivel peizazhi në Ballkanin Perëndimor) dhe Cvetan Nikolovski (udhëheqës i ekipit të programit), të cilët theksuan rëndësinë e këtij qasjeje pjesëmarrëse për ndërtimin e një sistemi efikas dhe të qëndrueshëm.
 
Ky proces realizohet në kuadër të projektit “Landscape Fire Management in the Western Balkans” (LFMWB) Programme, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i koordinuar nga Farmahem, me mbështetje këshilluese nga agjencia Helvetas nga Zvicra.

Accessibility Menu