Tripunovski: Konsolidimi nuk është vetëm procedurë administrative, por instrument që thelbësisht ndryshon mënyrën e prodhimit dhe hap mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë

Tripunovski: Konsolidimi nuk është vetëm procedurë administrative, por instrument që thelbësisht ndryshon mënyrën e prodhimit dhe hap mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë

Sot, në Odën Ekonomike u mbajt ngjarja “Rritja e shkallës së konsolidimit të tokës përmes partneriteteve me sektorin privat”, ku ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, theksoi rëndësinë e procesit të konsolidimit të tokës bujqësore.

Konsolidimi nuk është vetëm një procedurë administrative, por një instrument që thelbësisht ndryshon mënyrën e prodhimit dhe hap mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë.

Për këtë qëllim, në mbledhjen e Qeverisë më 10 qershor 2025, u miratua Strategjia Kombëtare për Konsolidimin e Tokës 2025–2035 me Plan Veprimi, me të cilën konsolidimi pozicionohet si një instrument shumëfunksional – për përmirësimin e strukturës së tokës, modernizimin e infrastrukturës bujqësore dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit ndaj ndryshimeve klimatike, dhe e njëjta po zbatohet në vazhdimësi.

Ministri falënderoi për mbështetjen Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe FAO-n për aktivitetet e deritanishme në zbatimin e procesit të konsolidimit si instrument për zhvillimin dhe avancimin e prodhimit bujqësor.

“Jam i bindur se përmes partneriteteve mund të krijojmë kushte për një bujqësi moderne, konkurruese dhe rezistente ndaj klimës, si dhe të sigurojmë një të ardhme më të mirë për fermerët dhe zonat rurale”, theksoi ministri Tripunovski.

Accessibility Menu