U mbajt takimi fillestar për projektin “Përmirësimi i vetëorganizimit të fermerëve në krijimin dhe menaxhimin e sistemeve të vogla të ujitjes”

U mbajt takimi fillestar për projektin “Përmirësimi i vetëorganizimit të fermerëve në krijimin dhe menaxhimin e sistemeve të vogla të ujitjes”

Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u mbajt takimi fillestar i projektit të financuar nga IPA 2021 “Përmirësimi i vetëorganizimit të fermerëve në krijimin dhe menaxhimin e sistemeve të vogla të ujitjes”.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria dhe SHA Ekonomia e Ujërave, si dhe përfaqësues të kooperativave bujqësore dhe organizatave të fermerëve.

Projekti “Përmirësimi i vetëorganizimit të fermerëve në krijimin dhe menaxhimin e sistemeve të vogla të ujitjes” ka për qëllim të forcojë kapacitetet e grupeve të fermerëve dhe kooperativave bujqësore në vend për përdorim dhe menaxhim të qëndrueshëm të sistemeve të vogla të ujitjes, përmes sigurimit të një kuadri ligjor dhe institucional që do të mundësojë menaxhimin e këtyre sistemeve në përputhje me praktikat e BE-së.

Gjatë takimit, diskutimi u zhvillua në drejtim të përmirësimit të bujqësisë së qëndrueshme, praktikave bujqësore, si dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, me qëllim përballimin e ndryshimeve klimatike dhe rreziqeve të tjera apo ndikimeve të pafavorshme.

Accessibility Menu