Sot u shënua zyrtarisht fillimi i projektit “Zbatimi i masave për organizimin dhe rregullimin e tregjeve bujqësore”, i cili realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian në kuadër të programit IPA 2021, me një buxhet total prej rreth 840.000 eurosh dhe me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Qëllimi i projektit është rritja e mundësive tregtare, zhvillimi ekonomik dhe produktiviteti, si dhe përmirësimi i konkurrencës në sektorin bujqësor në përputhje me ligjet e BE-së.
“Me këtë projekt mundësohet fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave të lidhura me organizimin e tregjeve,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Një segment veçanërisht i rëndësishëm është mbështetja për zhvillimin dhe njohjen e organizatave të prodhuesve.
“Shumë falënderime për Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin bujqësor, ky është një hap tjetër nga shumë që po ndërmarrim për zbatimin e reformave dhe përkushtimin tonë ndaj anëtarësimit në BE,” theksoi ministri.