Hoxha nga Struga: Investimi në fermerë është investim në të ardhmen

Hoxha nga Struga: Investimi në fermerë është investim në të ardhmen

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, vizitoi fermën e Sadush Shabanit në Frëngovë, Strugë, ku së bashku me djalin e tij kanë nisur gjithçka nga e para, duke ndërtuar me përkushtim një fermë blegtorale.

Kjo është një nismë e re familjare që tregon guxim dhe vullnet për të investuar në bujqësi, duke dëshmuar se edhe nga fillimet më të thjeshta mund të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme.

Përmes Programit për mbështetje financiare në bujqësi, ofrohen masa konkrete për blegtorët që mbajnë lopë, përfshirë pagesa direkte për krerët e regjistruar, mbështetje për rritjen e gjedhëve të reja, si dhe subvencione për zhvillimin dhe modernizimin e fermave.

Institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë fermerëve, duke i mbështetur ata në çdo hap drejt zhvillimit, modernizimit dhe forcimit të sektorit bujqësor në vend.

Accessibility Menu