Ekonomitë bujqësore mund të paraqesin kërkesa për mbështetje bazë dhe shtesë të të ardhurave sipas sipërfaqes së kultivuar dhe numrit të krerëve të bagëtive, pagesa direkte për njësi produkti, mbështetje për elementet hyrëse në prodhim, si dhe mbështetje për ekonomitë e vogla bujqësore.
Kërkesat paraqiten në mënyrë elektronike përmes portalit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Për të gjithë fermerët që kanë nevojë për ndihmë gjatë aplikimit, në dispozicion janë njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Para paraqitjes së kërkesës, fermerët duhet t'i kontrollojnë me kujdes dhe t'i përditësojnë me kohë të dhënat në regjistrat përkatës. Për të lehtësuar kuptimin e masave, kushteve dhe procedurës së aplikimit, është publikuar edhe Udhëzuesi për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2026.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 30 shtator 2026.