Ka filluar pagesa në kuadër të Masës 112 – Ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë bujqësore.
Në llogaritë e 36 aplikuesve, gjatë ditëve në vijim do të transferohen mjetet e parapara si avans për realizimin e investimit.
Përveç kësaj, 50 fermerë të rinj do të marrin pagesën e plotë, pasi tashmë e kanë realizuar blerjen e pajisjeve të nevojshme të parapara me Masën 112.
Të gjithë fermerët e rinj që kanë nënshkruar marrëveshje përmes shpalljes publike 02/2025 dhe e kanë realizuar plotësisht investimin, duhet të paraqesin kërkesë për pagesën e mjeteve të miratuara me marrëveshjet.
Obligimi i të gjithë aplikuesve është që deri më 30.11.2025 të përfundojnë plotësisht të gjitha detyrimet, të bëjnë blerjen e pajisjeve të plota për të cilat kanë aplikuar dhe të dorëzojnë dokumentet për pagesë.
Vazhdojmë të investojmë në fermerët e rinj, sepse ata janë e ardhmja e bujqësisë së Maqedonisë.