Ministri Tripunovski mori pjesë në Samitin e Katërt Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore “Ushqim nga Ukraina” në Kiev

Ministri Tripunovski mori pjesë në Samitin e Katërt Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore “Ushqim nga Ukraina” në Kiev

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në Samitin e Katërt Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore “Ushqim nga Ukraina”, i cili u mbajt në Kiev.
Ushqimi është një nga të drejtat themelore të njeriut, ndërsa bujqësia përfaqëson themelin e çdo shoqërie. Në Samit u shkëmbyen përvoja dhe ide për sigurimin e ushqimit, si dhe për rëndësinë e rritjes së prodhimit bujqësor dhe garantimin e sasisë së mjaftueshme të ushqimit.

Gjatë vizitës, ministri Tripunovski zhvilloi një takim me Ministrin e Ekonomisë, Mjedisit Jetësor dhe Bujqësisë së Republikës së Ukrainës, z. Oleksii Sobolev, ku u shkëmbyen përvoja dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Ne mbetemi të bashkuar në qëllimin për të siguruar ushqim për të gjithë.

Accessibility Menu