Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, në kuadër të vizitës në Budapest dhe pjesëmarrjes në Sesionin e 5-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë, zhvilloi takim me zëvendës-sekretarin shtetëror të Ministrisë së Bujqësisë së Hungarisë, z. Balash Szabo.
Gjatë takimit ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, veçanërisht në pjesën e shkëmbimit të përvojave, integrimeve evropiane në fushën e bujqësisë dhe shfrytëzimit të fondeve të BE-së. Së bashku konstatuam se partneriteti dhe mbështetja e ndërsjellë janë me rëndësi kyçe për një bujqësi moderne, konkurruese dhe të qëndrueshme.