Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski mori pjesë në manifestimin “Dita e preshit” në vendbanimin Gradoshorc, ku u dha mirënjohje për punën dhe përkushtimin e bujqve.
Komuna e Vasilevës është e njohur për prodhimin e këtij produkti bujqësor, i cili është sinonim i cilësisë dhe traditës së bujqësisë maqedonase.
“Kampanja ,,Më e mira e Maqedonisë”’ të cilën e kemi nisur, ka për qëllim forcimin e prodhimit vendor bujqësor dhe ngritjen e vetëdijes për cilësinë e produkteve maqedonase. Kur zgjedhim produktet maqedonase, ne i motivojmë bujqit, i ruajmë vendet e punës dhe e mbështesim ekonominë vendore”, theksoi ministri.
“I inkurajoj të rinjtë të përfshihen në sektorin e bujqësisë, sepse ushqimi është nevojë themelore, ndërsa trendet botërore tregojnë se prodhimi i ushqimit paraqet një sfidë serioze”, theksoi ai në këtë ngjarje.