Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, zhvilloi një takim me znj. Shaoqing Ju, Drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës Botërore, znj. Karol Mezhevan, drejtoreshë e re për Kosovën dhe vendin tonë pranë Bankës Botërore, si dhe me anëtarë të delegacionit të Bankës Botërore.
Gjatë bisedës, u përshëndet progresi i arritur në projektin për modernizimin e bujqësisë gjatë muajve të kaluar.
U konfirmua mbështetja e vazhdueshme e Bankës Botërore për aktivitetet e projekteve aktuale dhe të ardhshme.