Sot në Parkun e Qytetit u mbajt Panairi i Ushqimit me moton “Shijoni traditën përmes ushqimit të shëndetshëm vendas”.
“Jam veçanërisht i lumtur që në një vend janë mbledhur më shumë se 150 prodhues maqedonas, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre ruajnë traditën maqedonase dhe krijojnë produkte cilësore,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Ministri shtoi se fushata “Më e mira e Maqedonisë” tashmë ka dhënë rezultate: kemi rreth 270 përdorues të regjistruar në platformë. Ky numër është dëshmi se së bashku po ndërtojmë një ekonomi të fortë vendase.
“Kur zgjedhim produkte maqedonase, nuk zgjedhim vetëm cilësinë, përkrahim ekonominë vendase dhe ruajmë vendet e punës. I ftoj të gjithë: blini produkte vendase, përkrahni bujqit dhe përpunuesit maqedonas, që së bashku ta ruajmë traditën. Produkti maqedonas është sinonim i cilësisë,” theksoi ministri Tripunovski.