Sot, në hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u mbajt një takim me Grupin sektorial të punës për bujqësi dhe zhvillim rural, së bashku me udhëheqësin e Sektorit për Operacione në Delegacionin e Bashkimit Evropian, z. Aleksandru Albu, si dhe me përfaqësues nga ambasadat, institucionet dhe të gjithë përfaqësuesit e përfshirë në zhvillimin e sektorit bujqësor.
“Qëllimi ynë i përbashkët është krijimi i një bujqësie konkurruese, moderne dhe të qëndrueshme, e cila do të sigurojë të ardhura të qëndrueshme për bujqit, zhvillim të zonave rurale dhe ushqim cilësor për qytetarët,” theksoi ministri Tripunovski.
Ministria ka iniciuar ndryshime të rëndësishme në politikat ekzistuese, të cilat do të realizohen përmes:
• rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021–2027;
• përgatitjes së Ligjit të ri për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Këto procese janë të orientuara drejt një përafrimi më të madh me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian, si dhe drejt vendosjes së objektivave më të qarta dhe të matshme për zhvillim dhe mbështetje efikase për bujqit dhe popullsinë rurale.
“Suksesi në këtë proces varet nga qasja e përbashkët, koordinimi dhe pjesëmarrja aktive e të gjitha institucioneve, bujqve, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një sistem bujqësor bashkëkohor, i cili do të jetë motor i rritjes ekonomike dhe mbrojtës i komuniteteve tona rurale,” theksoi ministri.