Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në ngjarjen e INOVA-s.
“Koha moderne kërkon vendime të guximshme dhe dije që krijojnë zgjidhje. Shkenca është mjeti më i fuqishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike, në sigurimin e ushqimit të shëndetshëm dhe zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme”, theksoi ministri Tripunovski.
Asnjë politikë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk mbështetet në njohuri dhe kërkime shkencore. Prandaj, investimi në shkencë është investimi më afatgjatë dhe më i vlefshëm që një shoqëri mund të bëjë.
Së bashku me institucionet arsimore dhe shkencore, po punojmë për:
• modernizimin e infrastrukturës laboratorike;
• zhvillimin e bujqësisë digjitale;
• mbështetjen e studiuesve të rinj;
• pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare.
InoAgri Hub i Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe të Ushqimit do të bëhet shembull i bashkimit të dijes me inovacionin.
“Ju të rinjtë jeni gjenerata që do ta formësoni fytyrën e re të bujqësisë maqedonase. Ministria do të vazhdojë t’i mbështesë kërkimet dhe aktivitetet tuaja praktike. Shkenca është ura midis rinisë dhe së ardhmes, midis idesë dhe realitetit, midis laboratorit dhe arës. Dhe ne jemi këtu për ta mbështetur atë urë,” theksoi ministri.