Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, zhvilloi takim me Sh.T. Ola Solstrom, ambasador i Mbretërisë së Suedisë.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për mbështetjen që Mbretëria e Suedisë i ofron sektorit bujqësor në Maqedoni.
Gjatë bisedës, të dy palët u pajtuan se është e nevojshme një përfaqësim dhe promovim më i madh i produkteve bujqësore maqedonase në tregun suedez.