Sot u mbajt debati publik për Ligjin e ri për Pyjet

Sot u mbajt debati publik për Ligjin e ri për Pyjet

Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u mbajt debati publik për Ligjin e ri për Pyjet, me qëllim të sigurimit të një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës në krijimin e kornizës ligjore që do të përmirësojë mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore të vendit.

 

Me këtë ligj vendosen themelet për një menaxhim modern, të qëndrueshëm dhe transparent të pyjeve, në përputhje me standardet evropiane dhe praktikat më të mira në fushën e pylltarisë.

 

Ligji i ri për Pyjet parasheh:

  • harmonizim me rregullativat evropiane dhe standardet bashkëkohore në fushën e pylltarisë;
  • bazë për miratimin e disa dokumenteve dhe programeve strategjike;
  • themelimin e Sistemit Informativ Pyjor (SIP) për ndjekje digjitale dhe luftë kundër prerjeve ilegale;
  • zhvillimin e sistemit maqedonas për certifikim sipas standardeve PEFC;
  • rregullimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe harmonizimin me sektorët që lidhen me menaxhimin e pyjeve, natyrës dhe peizazheve në tërësi.

 

U bëjmë thirrje të gjithë subjekteve që menaxhojnë apo shfrytëzojnë pyjet që, brenda 15 ditëve nga dita e debatit publik, të dorëzojnë propozime shtesë, rekomandime dhe komente për përmirësimin e përmbajtjes së Projektligjit të ri për Pyjet.

 

Ministria vazhdon me zbatimin e proceseve reformuese në fushën e pylltarisë.
Të ndërtojmë një sistem të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e pasurisë sonë më të madhe natyrore – pyjeve!

Accessibility Menu