Për herë të parë, kompanitë maqedonase marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar ADIFE, një mundësi për promovimin e produkteve maqedonase

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Panairi Ndërkombëtar ADIFE (Abu Dhabi International Food Exhibition) është një panair ndërkombëtar i njohur dhe me reputacion për produktet ushqimore dhe pijet, i cili mbahet çdo vit.

 

Këtë vit, kompanitë maqedonase, veçanërisht përpunuesit e frutave dhe perimeve marrin pjesë për herë të parë në këtë panair, me mbështetjen e siguruar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

 

ADIFE 2025 zhvillohet në periudhën 21–23 tetor 2025, në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në stendën kombëtare të vendosur në sallën e pjesëmarrësve ndërkombëtarë ekspozojnë nëntë përpunues vendas: Tehnoalat – Gjevgjeli; Krivogashtani Promet – Prilep; Lars – Shtip; Altera Food – Gjevgjeli; Konimeh – Shkup; Vori – Gjevgjeli; Best Food TI – Radovish; KIM – Negotinë; dhe Montenegro – Gostivar.

 

Pjesëmarrja në këtë panair paraqet një mundësi të rëndësishme për prezantimin dhe promovimin e produkteve maqedonase në tregjet e Lindjes së Afërt dhe të Mesme.

Accessibility Menu