Ministri Tripunovski mori pjesë në Panairin tradicional të bletarisë

Ministri Tripunovski mori pjesë në Panairin tradicional të bletarisë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në Panairin tradicional të bletarisë, i cili organizohet për të tetin vit me radhë.
 
Bletaria është më shumë se prodhim i mjaltit, ajo përfaqëson kujdes për natyrën, bujqësinë dhe të ardhmen tonë.
 
Ministria vazhdimisht investon në zhvillimin e sektorit të bletarisë dhe e mbështet atë përmes:
• Pagesave direkte që përfaqësojnë mbështetje për çdo bletar të regjistruar;
• Gjatë periudhës së kaluar u shpall thirrja për investime në pajisje për vendosjen e gardheve elektrike në bletari, me qëllim mbrojtjen nga kafshët e egra;
• Aktualisht është në proces paralajmërimi paraprak për masat 3 dhe 7. Në kuadër të  Programit IPARD - masa 7 u ofron mundësi bletarëve të zgjerojnë fushën e veprimtarisë së tyre përmes investimeve në pajisje dhe teknologji bashkëkohore.
 
,,Ftoj të gjithë bletarët të regjistrohen në platformën “Më e mira e Maqedonisë” dhe t’i afrojnë produktet e tyre më pranë konsumatorëve. Ministria është dhe do të mbetet partnere në zhvillimin e bletarisë,” theksoi ministri.

Accessibility Menu