Panairi ndërkombëtar Anuga është panairi më i madh në botë për produkte ushqimore dhe pije. Ai mbahet çdo dy vjet. Kompanitë maqedonase, veçanërisht përpunuesit e frutave dhe perimeve, me mbështetjen e siguruar nga MBPEU, tradicionalisht marrin pjesë në këtë panair që nga viti 2001.
Anuga 2025 po mbahet në periudhën 4–8 tetor 2025 në Këln, Gjermani, ku marrin pjesë rreth 8.000 ekspozues nga 110 vende dhe pritet të vizitohet nga mbi 140.000 vizitorë. Në panairin e sivjetshëm Anuga, në stendën kombëtare të vendosur në Sallën 11.1, marrin pjesë 9 përpunues vendorë.
Gjermania është një nga importuesit më të mëdhenj të produkteve ushqimore në botë dhe njëherësh importuesi më i madh në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, Gjermania është tradicionalisht një importues shumë i madh i produkteve të përpunuara nga RMV.
Vlera e eksportit të produkteve të përpunuara nga RMV në Gjermani në vitin 2024 ka arritur në 5,9 milionë kilogramë, përkatësisht 10,6 milionë euro.