Serafimovski mori pjesë në panairin e 25-të “Ditët e mjaltit”, në Kumanovë

Serafimovski mori pjesë në panairin e 25-të “Ditët e mjaltit”, në Kumanovë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, mori pjesë në Shtëpinë e Zejtarëve në Kumanovë në panairin e 25-të “Ditët e mjaltit”, i organizuar nga Shoqata e Bletarëve “Pçela” nga Kumanova.

Kjo ngjarje edhe një herë e konfirmon rolin e bashkimit të bletarëve, sepse vetëm përmes punës së përbashkët, shkëmbimit të përvojave dhe paraqitjes së përbashkët ata do të mund të përballen me sukses me sfidat, të sigurojnë një produkt më cilësor dhe të jenë më konkurrues në treg.


Manifestime të tilla lokale kanë një rëndësi të veçantë, ato nuk janë vetëm vende për promovimin e mjaltit dhe produkteve të bletarisë, por edhe një nxitje e fuqishme për zhvillimin e ekonomisë lokale, mbështetje për bizneset familjare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet prodhuesve dhe konsumatorëve.


“Mbështetja e ngjarjeve të tilla nënkupton mbështetje për prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, ushqyerje të shëndetshme, prodhim të qëndrueshëm dhe ruajtje të traditës që e pasuron komunitetin tonë”, theksoi Sekretari shtetëror.

Accessibility Menu