Zëvendësministri Hoxha merr pjesë në takimin e 19-të vjetor të Ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore në Prishtinë

Zëvendësministri Hoxha merr pjesë në takimin e 19-të vjetor të Ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore në Prishtinë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, ka marrë pjesë në takimin e 19-të vjetor të Ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore, i cili u mbajt në Prishtinë.

Gjatë takimit, presidenca e Grupit të përhershëm të punës për zhvillim rural rajonal (SWG) iu dorëzua Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Zëvendësministri Hoxha u shpreh se Grupi i përhershëm i punës për zhvillim rural rajonal do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin duke afruar më shumë vendet tona drejt Bashkimit Evropian.

Këtë vit, agenda u përqendrua në përparimin drejt zhvillimit të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) dhe Instrumentit për ndihmë para-anëtarësimit për zhvillimin rural (IPARD) në kontekst të integrimit në BE, si dhe në rishikimin e bashkëpunimit rajonal në sektorin agro-ushqimor në kuadër të SWG. Përveç kësaj, u prezantuan dhe diskutuan përfundimet e Forumit për Politikën Bujqësore “Agjenda e Ohrit 2025” për Evropën Juglindore.

Takimi mblodhi përfaqësues të lartë të vendeve të rajonit, duke u fokusuar në bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e sektorit të bujqësisë si një nga prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Accessibility Menu