Sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski mori pjesë në manifestimin “Ajvarijada” në komunën Bosillovë.
“Ajvari është shembulli i përsosur i asaj që përfaqëson “Më e mira e Maqedonisë”– traditë, cilësi dhe autenticitet që përcillet nga brezi në brez”, theksoi ministri.
Ministri Tripunovski potencoi se qëllimi i “Më e mira e Maqedonisë” është ngritja e vetëdijes kombëtare për cilësinë e produkteve bujqësore maqedonase dhe sigurimi i qasjes më të lehtë të qytetarëve tek produktet dhe përpunimet vendase bujqësore.
“Mbështetja për bujqit vazhdon – së bashku ndërtojmë një bujqësi të fortë që përparon dhe zhvillohet. Të blejmë më të mirën maqedonase”, porositi ministri.