Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në manifestimin “Vjelja e mollës së Prespës”, i cili shënon fillimin e vjeljes së mollëve.
“Rezultatet e përkushtimit tonë ndaj bujqësisë janë të dukshme: rreth 13.000 tonë mollë janë eksportuar në dy muajt e parë, ndërsa vlera e eksportit është rritur nga 2 në 5 milionë euro. Në tremujorin e parë të vitit 2025, në sektorin e pemëtarisë dhe vreshtarisë kemi shënuar një rritje prej 12%,” theksoi ministri.
Gjatë fjalës së tij, ministri Tripunovski theksoi se mbështetja për bujqit do të vazhdojë, rreth 46.000 bujq do të marrin kartela për naftë të gjelbër.
“Gjatë muajve të kaluar kemi nisur fushatën “Më e mira e Maqedonisë: Tradita jonë, krenaria jonë”, përmes së cilës punojmë në promovimin e produkteve bujqësore vendase, ndër të cilat përfshihet edhe molla e Prespës,” shtoi ministri.