Zëvendësministri Hoxha ndjek procesin e shpërndarjes së kartelave për naftë të gjelbër në Strugë

Zëvendësministri Hoxha ndjek procesin e shpërndarjes së kartelave për naftë të gjelbër në Strugë

Zëvendësministri Hoxha vizitoi Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Strugë, ku ndoqi nga afër procesin e shpërndarjes së kartelave për naftë të gjelbër. Ai vizitoi gjithashtu njësitë rajonale të Inspektoratit Shtetërot të Bujqësisë dhe të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Këtë vit, 705 fermerë nga Struga kanë përfituar kartela për naftë të gjelbër, me një vlerë totale prej 6.5 milionë denarësh.

Fermerët e Strugës punojnë çdo ditë me përkushtim, është detyrë e institucioneve të qëndrojnë pranë tyre, jo vetëm me fjalë, por edhe me mbështetje konkrete, theksoi zëvendësministri.

Accessibility Menu