Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, zhvilloi takim me Ambasadorin e Hungarisë, Sh.T. Andrash Klein.
“Diskutuam për avancimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar, si dhe për shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian për projekte dhe zhvillim të përbashkët”, theksoi Sekretari Shtetëror.
Ai vuri në dukje se takime të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja dhe një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë dhe për bujqit tanë.