Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, sot realizoi mbikëqyrje mbi procesin e shpërndarjes së kartelave për naftë të gjelbër në Njësinë Rajonale të Ministrisë në Bogovinë. Ai, së bashku me zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mevlan Morina dhe drejtorin e Drejtorisë së Farërave dhe Materialit Mbjellës, Ali Alili, u njoh nga afër me ecurinë e këtij procesi dhe me interesimin e bujqve për këtë mbështetje.
Përmes njësive rajonale të MBPEU-së, kartela për karburant do t’u shpërndahen gjithsej 46.272 ekonomive bujqësore, me një vlerë totale prej 540.768.406 denarësh.
Zëvendësministri Hoxha potencoi se kjo masë kontribuon në rritjen e efikasitetit të prodhimit bujqësor dhe forcimin e kapaciteteve të ekonomive bujqësore.