Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Farërave dhe Materialit Mbjellës, Ali Alili, mori pjesë në panairin e organizuar nga Shoqata ‘Renesansa’ në Tetovë, me mbështetjen e CNVP dhe PONT.
Ky panair i kushtohet pasurive që na i jep natyra jonë boronicave, manaferrave, çajit të malit, bimëve mjekësore aromatike dhe mjaltit. Këto produkte nuk janë vetëm ushqim e shëndet, por përfaqësojnë një mundësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë lokale, turizmit malor dhe për gjeneratat e reja që duan të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
,,Zona e Pollogut dhe më gjerë ka potencial të jashtëzakonshëm për prodhime cilësore që mund të bëhen shembull suksesi për gjithë vendin”, theksoi zëvendësministri Hoxha.